MZHE reagon për lulet

Autori:Zekirja Shabani

lule

Pas raportimit të Gazetës Fjala se ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka vendosur ta zbukuroj ambinetin ku punon me lule që kushtojnë 9 mijë e 999 euro, ka reaguar Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Në këtë institucion thonë se MZHE vitin e kaluar shpenzoi vetëm 445 euro për lule, derisa Gazeta Fjala raporton se kontrata e re për blerje të luleve do të nënshkruhet tek me 27 prill.

 

Lexojeni të plotë sqarimin e MZHE-së

MZHE vitin e kaluar shpenzoi vetëm 445 euro për lule

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, sqaron opinionin lidhur me artikullin e botuar nga Gazeta Fjala online “Lulet e Blerandit në vlerë të 10 mijë eurove” e përcjell edhe nga disa portale tjera, lidhur me vlerën e kontraktuar për furnizimin të Ministrisë me lule në raste të ceremonive zyrtare protokollare, ku të dhënat për shpenzime rreth 10 mijë euro nuk janë fare të sakta.

Ju bëjmë me dije se procedura e prokurimit është kuotim çmimi për njësi për lloje të ndryshme të luleve për nevoja te MZHE-së, kurse vlera maksimale e kontratës është e parashikuar deri ne 10.000€ sipas Ligjit të Prokurimit Publik 04/L-042- Neni 36.

Gjithashtu ju informojmë se MZHE për vitin 2014 shpenzimet për këtë shërbim i kishte vetëm 445€.

Mediumi që publikoi artikullin nuk ka marrë as mundin më të vogël që të sqarojë këtë vlerë me zyrtarë të MZHE-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mzhe-reagon-per-lulet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala