Mustafa: Vala nuk përgjohet

Autori:Gazeta Fjala

vala_2813

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka reaguar ndaj një teksti që sot është botuar në gazetën Zëri, e ku thuhet se numrat e telefonit të Vala dhe Z-Mobile përgjohen nga Serbia.

Mustafa këtë tekst e ka cilësuar si tendencioz me qëllimin për ta dëmtuar këtë kompani publike, më fitimprurëse në vend.

“Deri kur ky perceptim i gabuar dhe i qëllimshëm ndaj pasurisë kombëtare, njërit prej aseteve më të çmuara të vendit tonë, operatorit më të madh publik të Republikës sonë, Telekomit të Kosovës – Valës?! Është e pamundur të mos reagoj ndaj shkrimit të sotëm të gazetës “Zëri”!!!”

Mustafa thotë se si mund të përgjohet Vala e të tjerët operatorë jo, kur Vala ka të instaluar teknologjinë e fundit.

“Telekomi i Kosovës ka instaluar teknologjinë komunikuese me të fundit të kompanisë multinacionale Alcatel Lucent dhe Nokia. Gjenerata e fundit, në të cilën janë investuar qindra miliona euro. Nese neve paska mundësi të na përgjoje BIA nga Serbia që i referohet gazeta “Zëri”, cfarë teknologjie paskan të tjerët që qenkan të papërgjueshëm???”.

Tutje, Mustafa thotë se këto nuk ngjajnë me asgjë tjetër, përveçse me sulme të porositura.

“Ironike a?! Këto teza që qarkullojne nëpër media, se vetëm “Vala” mund të përgjohet, shihet nga kilometra larg që jane sulme të porositura për të dëmtuar direkt biznesin e Telekomit te Kosovës. Njëkohësisht tendenca të përsëritshme si nga e kaluara, ku me vite të tëra është krijuar përceptimi i gabuar se Vala përgjon, përderisa operatori tjetër jo!!!”.

“Normalisht, ky përceptim i gabuar ndaj Valës, ka pasur efekt direkt ne rritjen dhe zgjerimin e tregut të operatorit tjeter. Ndërsa, tani në kohën e rikthimit të fuqishëm të Valës në treg, shoh tendencën e njejtë, të porositur dhe eksluzivisht tendencioze te dikujt për dëmtimin e Valës.Shkrimet nuk ofrojnë asnje fakt që përgjimet janë kryer. Jepet vetëm porosia e një prokurori serb për Agjencinë Informative serbe që të përgjohet një person që jeton në Luginën e Preshevës. Konstatime këto qellimkëqija me synim për të dëmtuar Telekomin e Kosoves!”, ka thënë Mustafa, duke e përfunduar reagimin e tij, me “Gënjeshtra, sulme të qëllimshme, spekulime. Asgjë më shumë!”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mustafa-vala-nuk-pergjohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala