Mustafa: S’ka luftë me Malin e Zi

Autori:Gazeta Fjala

remi

Rrustem Mustafa gjatë një interviste për “Zërin” thotë se askush nuk duhet të frikohet për një luftë të mundshme me Malin e Zi, duke i quajtur deklaratat e Albin Kurtit nxitëse dhe jostabilizuese për vendin

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit dhe njëri nga udhëheqësit e PDK-së, Rrustem Mustafa, pranon se populli i Kosovës është i gatshëm të nisë luftën për territor, por, siç thotë ai, një gjë e tillë nuk do të ndodhë me Malin e Zi.

Kjo, pasi që, sipas tij, mekanizmat kredibilë shtetërorë të vendit e kanë faktuar se nuk humbet territor me Marrëveshjen e Demarkacionit. Këto komente Mustafa i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se askush nuk duhet frikuar se jemi afër luftës.

“Nuk e shoh të arsyeshme të komentoj deklaratat nxitëse dhe jostabilizuese për vendin tonë. Nuk duhet të kemi drojë, nuk duhet të kemi frikë se jemi afër luftës. Tek e fundit ne kemi interesa afatgjata me fqinjët, në veçanti me Malin e Zi”, është shprehur Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mustafa-ska-lufte-me-malin-e-zi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala