Mustafa: Nuk i kemi 130 milionë euro për ngritje të pagave

Autori:Gazeta Fjala

frang euro

Kryeministri Mustafa ka njoftuar edhe njëherë se pagat nuk do të rriten për 25 për qind.

“Nuk i kemi 130 milionë euro për ngritjen e pagave. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve të vendit për këtë”, tha kryeministri Mustafa.

Ai ka bërë edhe një krahasim me këtë rast. “Pagat e sektorit publik nuk janë më të ulëta se ato të rajonit. Pra, janë paga të përafërta”, tha kryeministri Mustafa.

Rritja të pagave po kërkojnë sektori i arsimit dhe ai i shëndetësisë të cilët të premten e kaluar kanë mbajtur një grevë njëditore me këtë kërkesë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mustafa-nuk-i-kemi-130-milione-euro-per-ngritje-te-pagave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala