Mustafa ngushëllon kosovarët për humbjen e Ramiz Kelmendit

Autori:Gazeta Fjala

15996040_10211824769758979_1746868144_n

Kryeministri Isa Mustafa, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi dhe qytetarëve të Kosovës, për humbjen e shkrimtarit Ramiz Kelmendi.

“Ramiz Kelmendi do të mbahet mend si një intelektual erudit, i cili dha kontribut të shquar në zhvillimin e gazetarisë, krijimtarisë letrare dhe fushave të tjera të kulturës në Kosovë. Kosova ka humbur një mendje të ndritur i cili do të përkujtohet përherë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mustafa-ngushellon-kosovaret-per-humbjen-e-ramiz-kelmendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala