Mustafa: Liberalizimin e vizave ta zhbllokojnë ata që e penguan

Autori:Gazeta Fjala

isa mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka lëshuar përsëri akuza në adresë të kundërshtarëve politikë.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, në mbrëmjen e së hënës, Mustafa ka thënë se “ata që e penguan liberalizimin e vizave duhet ta ç’pengojnë!”.

Mustafa ka shtuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është vonuar si rezultat i, siç ka thënë ai, kauzave të rrejshme politike.

Shkrimi i Mustafës në Facebook:

Ata që e penguan liberalizimin e vizave duhet ta ç’pengojnë!
1. E kanë Marrëveshjen e dy komisioneve shtetërore, të Kosovës dhe të Malit të Zi;
2. E kanë Raportin e Komisionit Ndërkombëtar të emëruar nga Presidentja Jahjaga
3. E kanë konfirmimin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se me marrëveshjen e 25 Gushtit 2015 nuk humb territor as Kosova dhe as Mali i Zi, dhe se SHBA e përkrahë këtë marrëveshje;
4. E kanë Raportin e Komisionit Profesional për Matjen e Territorit të Kosovës, në krye me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i cili Raport konfirmon se me këtë demarkacion Kosova nuk ka humbur asnjë metër katror territor.
I kanë edhe kauzat politike, me të cilat kanë bërë fushatë të dhunshme. Dhe le të zgjedhin. Ose le të aprovojnë dhe amnistojnë kauzat e tyre të rrejshme politike, ose le të aprovojnë këto katër argument të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, le të hapin rrugën për liberalizim të vizave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mustafa-liberalizimin-e-vizave-ta-zhbllokojne-ata-qe-e-penguan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala