Mustafa: LDK është gjithmonë e gatshme për zgjedhje

Autori:Gazeta Fjala

auto_isa-mustafa-foto-xhemail-sllovinja-10_58471429539073

Lidhja Demokratike është përherë e gatshme të shkojë në zgjedhje elektorale.

Kështu tha kryeministri Isa Mustafa, i cili nga pozita e kryetarit të LDK-së të premten, tha se ndonëse është e gatshme të konkurrojë në zgjedhje, LDK-ja do ta respektojë mandatin e përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës, për disa arsye.

“LDK-ja është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë. Lidhja Demokratike respekton mandatin legjitim të fituar nga qytetarët, dhe nuk e zhgënjen këtë besim për asnjë interes. LDK-ja ka treguar gjithmonë se nuk e sakrifikon interesin e qytetarëve, për teket politike të dikujt, e as për interesat e LDK-së”, ka thënë Mustafa, në tubimin ceremonial të 27 vjetorit të themelimit të LDK-së, raporton Klan Kosova.

Ndër të tjerash, kryetari i LDK-së Mustafa, tha se partia që ai drejton, është një akter tejet i rëndësishëm dhe shumë serioz në politikën kosovare.

“Në Kosovë as nuk janë marrë e as nuk merren vendime të rëndësishme pa LDK-në. Kjo për shkak se Lidhja Demokratike, jo vetëm që është forcë serioze politike, por vendimmarrëse e rëndësishme në skenën politike që 27 vjet”.

Gjatë fjalimit të tij para anëtarësisë së LDK-së, Mustafa po ashtu shprehu mirënjohje të përjetshme për themeluesin e kësaj partie ish-presidentin, Ibrahim Rugova.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mustafa-ldk-eshte-gjithmone-e-gatshme-per-zgjedhje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala