Mustafa: LDK e Vetëvendosje kërkojnë zgjedhje

Autori:Zekirja Shabani

isa-mustafa-12-852x460

Fjala e fundit e Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi situatës në të cilën gjendet vendi, janë zgjedhjet.

Madje, kryetari i partisë, Isa Mustafa, ka thënë se ky vendim i tyre është i akorduar edhe me Vetëvendosjen.

“Ne vlerësojmë se domosdoshmërisht duhet të shkojmë në zgjedhje, vlerësojmë se kjo qeveri nuk po i bën mirë këtij vendi, kemi ndërhyrje në komisione të pavarura nga qeveria, kemi dështime në politikën e jashtme, dështimet më të mëdha janë veprimet që po i ndërmerr Serbia për tërheqjet e njohjeve, mosanëtarësimi në INTERPOL”, ka thënë Mustafa në “Rubikon” të KTV’së.

“Qëndrimi i LDK-së por edhe i akorduar me Vetëvendosjen ka qenë që të mblidhet Kuvendi edhe të merret vendimi, ose të shpërbëhet Kuvendi, ose të japë dorëheqje”, ka thënë Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mustafa-ldk-e-vetevendosje-kerkojne-zgjedhje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala