Mustafa: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Autori:Gazeta Fjala

isa musatafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kanë takuar sot ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Temë e takimit ka qenë përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave.

Sipas një njoftimi, kryeministri Mustafa dhe ministri Çollaku kanë njoftuar të pranishmit se Kosova në tërësi i ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se Kosova pret që BE-ja të marr vendimin e premtuar politik, i cili do të rekomandonte që nga viti i ardhshëm edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mustafa-kosova-i-ka-permbushur-kriteret-per-liberalizimin-e-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala