Mustafa: Kodi telefonik element i shtetësisë

Autori:Gazeta Fjala

isamustafaaa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar qytetarët për marrjen e kodit telefonik për Kosovën +383. Mustafa është shprehur se përfitimet nga ky kod llogariten të jenë milionëshe.

Mustafa në një postim në rrjetin social “Facebook”, është shprehur se Kosova me marrjen e këtij kodi ka shënuar një hap të rëndësishëm në kompletimin e shtetësisë.

“Sot, Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383. Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, kodi ndërkombëtar e forcon sovranitetin e shtetit.

“Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit. Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe. Urime!”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social “Facebook”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mustafa-kodi-telefonik-element-i-shtetesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala