Mustafa ironizon Bulliqin: Mali i Zi i ka hyrë shumë thellë

Autori:Gazeta Fjala

isa-5_1483122780-7302393

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reagua pas deklaratës së deputetit Shpejtim Bulliqi, se nuk ishte Qeveria e Kosovës ajo që e ndali trenin nga Serbia të futej në Kosovë.

“Ishte nje deputet yni që, për habinë time, tha se të tjerët e ndalën trenin, sepse ai do të arrinte në Kaçanik. Unë ia ktheva se ky do të ishte lajm i mirë për Serbinë, por se lajmi i vertetë (jo i mirë për Serbinë) është se treni nuk do ta kalonte kufirin”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook Mustafa.

Përveq kësaj, i pari i Qeverisë së Kosovës, shkruan se “të njëjtit deputet (që akoma vazhdon të thotë se është në LDK) edhe Mali i Zi i ka hyrë shumë thellë”, duke ironizuar me qëndrimet e deputetit Bulliqi për demarkacionin me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mustafa-ironizon-bulliqin-mali-i-zi-i-ka-hyre-shume-thelle/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala