Mustafa: Do ta shkarkoj ministrin Jevtiq, nëse nuk tërhiqet vet

Autori:Gazeta Fjala

isa-5_1483122780-7302393

Kryeministri Isa Mustafa i ka kërkuar një ministri serb të kabinetit të tij që të tërhiqet nga posti, nëse nuk dëshiron që të shkarkohet nga vetë ai.

Muajin e kaluar, prokuroria ka ngritur një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës ndaj Ministrit për Kthime dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, prandaj Mustafa ka thënë se nuk dëshiron që në kabinetin e tij të ministrave të ketë anëtarë nën akuzë.

“Është një praktikë që e kemi instaluar në qeverisje që çdo ministër i akuzuar duhet të tërhiqet vetë ose ta shkarkojmë. Ne do të bisedojmë me Listën Serbe për këtë rast. Jo që të bëjmë kompromise por që ta realizojmë qëllimin ashtu siç kemi vepruar me ministrin (Ferid) Agani dhe me zëvendësministrin Gashi që janë tërhequr vetë”, tha Mustafa, shkruan Kallxo.com

Ministri Jevtiq akuzohet se kundërligjshëm ia dha veturën në shfrytëzim Radio KIM në Çagllavicë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 15 mars, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër tre të pandehurve Dalibor Jevtic N.S. dhe M.P., njëri prej tyre ministër, ndërkaq, njëri sekretar i përgjithshëm si dhe njëri drejtor i departamentit të administratës dhe financave të kësaj ministrie, pasi që dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë, neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit D.J., N.S. dhe M.P., në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarë do dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht ti shkaktojnë dëme Ministrisë përkatëse./telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mustafa-do-ta-shkarkoj-ministrin-jevtiq-nese-nuk-terhiqet-vet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala