Muslimanët ngjiten në malin Arafat

Autori:Gazeta Fjala

arafat-780x439

Pelegrinët myslimanë i janë ngjitur malit Arafat pranë Mekës këtë të diel, për të shënuar ditën më të rëndësishme të Haxhit.

Edhe pse flasin gjuhë të ndryshme, burra, gra e fëmijë nga çdo cep i globit janë të gjithë të bashkuar në lutje, ku nuk kanë munguar edhe përlotjet.

Ditën që shënon kulmin e pelegrinazhit të përvitshëm, besimtarët myslimanë e shënojnë me lutje nga Kurani, aty ku besohet se Profeti Muhamed mbajti fjalën e tij të fundit, të njohur si “Hutbeja e lamtumirës”.

Pas ritualeve paraprake në Xhaminë e Madhe të Mekës, pelegrinët nisën lëvizjen drejt Arafatit.

Disa thonë se lutja e tyre do të shkojë për paqen.

“Unë dua të lutem për paqen në Jemen, për ata që vuajnë në Siri e Irak, dhe për të gjithë myslimanet e shtypur. Zoti u dhëntë forcë”, tha Mahdi al-Ahdal, pelegrin jemenas.

“Dita e Arafatit është e paprecentë në historinë e Islamit, ndaj çdo mysliman duhet të gjejë mundësinë e të paguajë në mënyrë që të vijë këtu, të bëjë atë që bëjmë ne, të ndiejë atë që ndiejmë ne kur jemi në këtë vend. Ndjesia e lehtësimit është vërtet e jashtëzakonshme, mua më duket vetja si zog që fluturon në qiell”, tha Zakria Othman, pelegrin.

Me lëvizjet e tyre, pelegrinët ndjekin gjurmët e profetit, i cili ka kryer të njëjtat veprime gati 1.400 vite më parë.

Pas Mekës, ata do të vendosen në qytetin e tendave të bardha, Mina, skena e fatkeqësisë së vitit të kaluar, kur mbi 2.200 besimtarë, shumica e të cilëve iranianë, u shkelën për vdekje.

Këtë vit janë marrë masa që në Mina të ketë më shumë hapësirë, ndërsa rrugët për në urën Jamarat, ku kryhet riti i goditjes së të keqes, janë zgjeruar. /TCh/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/muslimanet-ngjiten-ne-malin-arafat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala