Muri Turqi – Siri, do të përfundojë brenda 5 muajsh

Autori:Gazeta Fjala

turqi_1475082778-7653308

Muri prej 900 kilometrash përgjatë kufirit në mes të Turqisë dhe Sirisë, do të përfundojë në fund të muajit shkurt, ka thënë për Reuters një zyrtar turk.

Ankaraja që një kohë të gjatë ka qenë në presion nga aleatët e NATO-s që të sigurojë kufirin për shkak se përgjatë kufirit në pjesën e Sirisë, zonat kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamil.

“Ndërtimi i murit do të përfundojë për pesë muaj”, ka thënë një zyrtar për Reuters, i cili ka refuzuar të identifikohet pasi nuk është i autorizuar që të flas me mediat, transmeton REL.

Turqia muajin e kaluar nisin një operacion ushtarak, së basku me rebelët sirianë, me qëllim që të pastrojë kufirin nga militantët e Shtetit Islamik por dhe të ndalojë avancimin e milicisë YPG të kurdëve të Sirisë.

Turqia thotë se YPG është e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, të cilët Ankaraja i konsideron organizatë terroriste.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/muri-turqi-siri-do-te-perfundoje-brenda-5-muajsh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala