Mujë Rugova në pension merr pagë 1400 € nga UP’ja

Autori:Gazeta Fjala

rektori

Janë tre profesorë në Universitetin e Prishtinës, të cilët e mbajnë titullin “Profesor Emeritus”. Zejnel Kelmendi, Faik Brestovci dhe Mujë Rugova janë ata që e mbajnë këtë titull – dy prej tyre ishin rektor të UP-së. Ata marrin pagë në njëjtë me profesorin e rregullt në UP – mbi 1429 euro. Por, disa vite më pas, UP-ja del me konstatimin se ata nuk e përmbushin kriterin elementar për ta marrë atë titull. Madje, thotë se as dosjet e tyre për këta tituj nuk gjinden në Rektorat.

Zejnel Kelmendi, i cili ka qenë rektor i Universitetit të Prishtinës nga viti 1998 deri në vitin 2004, mban titullin “Profesor Emeritus”.

Propozimi për këtë titull erdhi nga Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë dhe u miratua nga Senati i Universitetit më 28 dhjetor të vitit 2006.

Vendimi u nënshkrua nga ish-rektori Enver Hasani, pas gati tri javësh, më 16 janar të vitit 2007.
Kjo procedurë e dhënies ishte konform statutit të atëhershëm të Universitetit të Prishtinës.

Por arsyetimi që ishte dhënë në vendimin për këtë titull binte ndesh me statutin.

Statuti precizonte se kandidati për këtë titull duhet të dallohet për nga arritjet e veçanta akademike dhe shkencore.

“Kandidati për titull “Profesor Emeritus” dallohet nga arritjet e veçanta akademike dhe shkencore gjatë periudhës së aktivitetit të tij. Kualifikimet e tij konsiderohen të pa zëvendësueshme për një periudhë afatmesme nga ana e njësisë akademike. Kjo nevojë duhet të detajizohet nga komisioni i studimeve i njësisë akademike”, përcaktonte Statuti.

Pavarësisht kësaj, në arsyetimin e vendimit askund nuk përmendet se ai veçohet për të arriturat e veçanta akademike dhe shkencore, shkruan GazetaJNK.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/muje-rugova-ne-pension-merr-page-1400-e-nga-upja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala