MSA nënshkruhet së shpejti

Autori:Gazeta Fjala

06_05_2015_6966055_Bekim

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz Gallucci, të cilën e ka uruar për pozitën e re dhe e ka informuar për reformat që po bënë Kosova në drejtim të avancimit të agjendës evropiane.

Duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen që Këshilli i Evropës i ka dhënë Kosovës në shumë fusha përfshirë edhe procesin e integrimit në BE, ministri Çollaku e ka njoftuar se Qeveria e Kosovës po bënë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të aplikuar për anëtarësim  në Këshillin e Evropës.

Njëkohësisht e ka informuar edhe me ecurinë e dy prioriteteve të sivjetme përkitazi me agjendën evropiane që janë procesi i liberalizimit të vizave dhe nënshkrimi i MSA-së.
Miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ditë më parë në Kolegjin e Komisionerëve,
ka thënë se i ka hapur rrugën nënshkrimit të kësaj marrëveshje së shpejti.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ministri Çollaku, ka potencuar se institucionet e Kosovës janë duke punuar për të përmbushur kriteret e fundit teknike lidhur me këtë proces që do të pasohen me dërgimin e raportit përfundimtar në Bruksel gjatë këtij viti.

Kurse shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, znj. Isabelle Servoz Gallucci, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen dhe bashkëpunimin konform prioriteteve të Qeverisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/msa-nenshkruhet-se-shpejti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala