MPJ dënon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së nga autoritetet maqedonase

Autori:Gazeta Fjala

mpj-730x440-600x360

Zyrtari nga Ministria e Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj përmes Facebookut ka reaguar në lidhje me ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Zyberaj ka thënë se MPJ e dënon ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb.

“Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.

Ai më tej ka shtuar se janë në kontakt me autoritetet maqedonase.

“Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymen e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut. Falenderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veqanërisht për lidershipin shqiptar atje”, ka thënë Zyberaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mpj-denon-arrestimin-e-ish-ushtarit-te-uck-se-nga-autoritetet-maqedonase/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala