Mourinho: Po bisedojmë me Ibrahimovicin

Autori:Gazeta Fjala

ibra-mou

Jose Mourinho ka konfirmuar se janë duke biseduar me Zlatan Ibrahimovicin dhe mund të vazhdojë të luaj për Manchester Unitedin.

Sulmuesi suedez përfundoi kontratën në qershor duke u larguar nga skuadra e Djajve të Kuq.

Trajneri portugez ka vendosur të rikthej në skuadër Ibrahimovicin, me të cilin ka theksuar se janë duke biseduar.

“Mendoj se ai ishte shumë i qartë duke treguar që atë që bëri vitin e kaluar nuk ishte i mjaftueshme për të”, ka thënë Mourinho.

“Ai mendon se mund të bëjë më shumë, dëshiron më shumë nivelin më të lartë të futbollit, kështu që ne po bisedojmë dhe po diskutojmë mundësinë e qëndrimit me ne për pjesën e dytë të sezonit”, përfundoi trajneri portugez.  /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mourinho-po-bisedojme-me-ibrahimovicin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala