Mourinho kapet mat në plazh, mban logon e Manchester Unitedit në mbështjellësin e telefonit të tij

Autori:Gazeta Fjala

nintchdbpict000474591453-8a45c0a2d812fe_1552314739-4805948

Jose Mourinho po shijon rrezet e diellit me mikeshën e tij misterioze, ndërsa është i angazhuar si komentator sportiv në televizion, punë për të cilën paguhet shumë mirë.

Ish-trajneri i shkarkuar nëntorin e vitit të kaluar nga Manchester United u fotografua në plazh me Prue Carter-Robinson, 41 vjeçe.

Ata po i shijonin rrezet e diellit së bashku me ndihmësin e tij të gjatë, Ricardo Formosinho. Mourinho, 56 vjeç, ishte në Doha, Katar, duke komentuar ndeshjet për “BeInSports”, transmetuesin televiziv të sporteve në Lindjen e Mesme.

Një burim tha për “The Sun”: “Jose dhe Prue u rrëzitën në diell, por ishin të kujdesshëm që të mos shtriheshin pranë njëri-tjetrit. Në një moment, Prue u fotografua me celularin e saj, që kishte të stampuar logon e Manchester United”.

Vitin e kaluar, “The Sun” zbuloi miqësinë e ngushtë mes Mourinhos dhe ish-punonjëses së IBM, Prue Carter-Robinson, bjondes 41-vjeçare nga Londra Veriore.

Ata të dy u takuan kur portugezi ishte trajner i Real Madridit dhe prej asaj kohe kanë kaluar së bashku pushime në vende të ndryshme, në të gjithë botën. Gjatë karrierës së tij, Mourinho ka theksuar rëndësinë e martesës së tij 30-vjeçare me Matildën dhe dy fëmijët e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mourinho-kapet-mat-ne-plazh-mban-logon-e-manchester-unitedit-ne-mbeshtjellesin-e-telefonit-te-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala