Mourinho blen sulmues për 190 milionë euro

Autori:Gazeta Fjala

mourinho-780x439

Pas Real Madridit, edhe Manchester United ka hyrë në garë për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane

Harry Kane gjatë verës së ardhshme mund të largohet nga Tottenhami. Interesim për anglezin kanë shfaqur ekipe të mëdha evropiane.

Pas Real Madridit, edhe Manchester United ka hyrë në garë për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, shkruan tabloidi britanik, The Sun.

Sipas këtij tabloidi, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i ofrojnë Tottenhamit 190 milionë euro (170 milionë funte) për sulmuesin anglez, përcjell Express.

Kurse, më herët është raportuar se Reali është i gatshëm të ofroj 200 milionë për Kanen ose tre yjet e skuadrës: Karim Bezeman, Gareth Balen dhe Luka Modricin.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mourinho-blen-sulmues-per-190-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala