Moti në pesë ditët e ardhshme

Autori:Gazeta Fjala

ice-crystals_full_width-600x400

Ditëve të fundit mbi rajon kanë filluar të shtrihen fusha të presionit të lartë, që do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe ditëve në vijim, deri të premten, derisa nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të butë gjatë ditës dhe kthjellime, mirëpo në mëngjes do të ketë ngrica.

Të enjten dhe të premten do të mbajë kryesisht me diell, por me ngrica në orët e mëngjesit. Të premten në mëngjes në vise të ulëta, vende-vende priten mundësi për mjegull.

Në fundjavë një turbullirë nga Atlantiku, me masa të ftohta ajrore nga Arktiku, do të depërtojë deri mbi rajonin tonë, ku do të sjellë mot me vransira, e gjatë ditës së shtunë, pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa ditën e diel, kohëpaskohe rebeshe të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, me minimalet që do të luhaten nga -4C deri në +1C, e maksimalet nga 7C deri në 9C. Të dielen maksimalet do të pësojnë rënie deri në +2C.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/moti-ne-pese-ditet-e-ardhshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala