Moti i keq përfshin Ballkanin

Autori:Gazeta Fjala

Bora_1-620x358

Dimri ka ardhur seriozisht në Ballkan me të gjitha karakteristikat e tij. Rrjeti europian i serviseve meteorologjike publikoi dje meteo-alarm “të kuq” për gjithë territorin e Malit të Zi për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që priten të përfshijnë vendin.

Bosnja është në nivelin e verdhë të meteoalarmit për shkak të reshjeve të borës. Në Sarajevë temperatura gjatë natës ka zbritur nën zero. Bora e parë e fuqishme, që  përfshiu pjesën më të madhe të Sllovenisë, krijoi probleme në komunikacion, posaçërisht në autostradën nga Lubjana drejt Koperit.

Për shkak të stuhisë së fuqishme dhe dëborës në orët e hershme të mëngjesit është regjistruar defekt në rrjetin elektrik në rajonin e bregut slloven, ku pa energji kanë mbetur disa mijëra konsumatorë.

Edhe në Kroaci bora shkaktoi probleme në komunikacionin rrugor dhe detar dhe janë mbyllur disa nga linjat kryesore të trageteve për shkak të erës së fortë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/moti-i-keq-perfshin-ballkanin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala