Mosrishikimi i buxhetit me pasoja brenda institucioneve

Autori:Gazeta Fjala

agim-krasniqi-MF-850x567-650x358

Qeveria e Kosovës mund të ballafaqohet me kriza të të hyrave buxhetore deri në fund të vitit, krejt kjo si pasojë e joseriozitetit të institucioneve dhe zhvillimeve politike të kohëve të fundit.

Në fillim të vitit, kur u miratua buxheti i Kosovës në Parlament, Qeveria kishte paraparë një shumë prej 87 milionë eurosh të hyra nga AKP-ja prej privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat i kishte paraparë për investime kapitale.

Ligji në fuqi dhe procedurat e parapara me ligjin në fuqi të AKP-së nuk e mundësonin këtë bartje të mjeteve nga AKP-ja në buxhet të shtetit, por Qeveria kishte planifikuar ndryshimin e ligjit të AKP-së me qëllim që t’i hapet rrugë shfrytëzimit të këtyre mjeteve edhe para se të kryhet procesi i likuidimit i ndërmarrjeve shoqërore.

Në një intervistë për gazetën “Zëri” ministri në largim i Financave, Agim Krasniqi, thotë se mosrealizimi i këtij plani do të ketë pasoja në buxhetin e shtetit.

“Kur flasim për bllokadë institucionale unë besoj që nuk kemi bllokadë institucionale për arsye se Qeveria dhe resurset qeveritare janë duke funksionuar. Por Kuvendi i Kosovës nuk është duke funksionuar. Bllokada e bërë nga Kuvendi është duke reflektuar dhe reflektohet në disa procese, por edhe nga mungesa e Qeverisë me kapacitet të plotë patjetër që po ka pasoja. Njëra nga pasojat e këtyre zhvillimeve është edhe fakti se ne kemi planifikuar diku rreth 87 milionë euro të hyra nga AKP-ja. Por, paraprakisht nevojitet ndryshim i Ligjit të AKP-së, gjë e cila nuk është bërë. Kjo e hyrë në buxhet nuk do të realizohet dhe do të ketë ndikim patjetër në buxhetin e këtij viti…”, tha Krasniqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mosrishikimi-i-buxhetit-me-pasoja-brenda-institucioneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala