Moska: Situata në Siri po përkeqësohet, fajin e kanë amerikanët

Autori:Gazeta Fjala

Situata në Siri po përkeqësohet me më shumë se 50 sulme të numëruara kundër forcave siriane dhe civilëve në 24 orët e fundit, theksoi sot ushtria ruse, duke ia kaluar SHBA-së përgjegjësinë për një dështim të mundshëm të armëpushimit në fuqi që prej të hënës në mbrëmje.

“Situata në Siri po përkeqësohet”, deklaroi shefi i qendrës ruse të koordinimit në Siri, Vladimir Savtchenko.

“Kjo vihet re më shumë në provincat e Alepos dhe Hamanit, ku regjimente të opozitës përfitojnë nga armëpushimi për t’u riorganizuar dhe për të mbushur stoqet me municione dhe armatime dhe po përgatiten për të filluar një ofensivë për të marrë territore të reja”, theksoi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/moska-situata-ne-siri-po-perkeqesohet-fajin-e-kane-amerikanet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala