Mos i leni fëmijët të shpenzojnë kohë nëpër rrjetet sociale

Autori:Gazeta Fjala

A smartphone user shows the Facebook application on his phone in Zenica, in this photo illustration

Prindërit duhet të ndalojnë fëmijët e tyre që të mos e teprojnë me përdorimin e mediave sociale, dhe konsumimin e kohës së tyre vetëm në internet, ka paralajmëruar komisionerja e fëmijëve Anne Longfield.

Në një intervistë së fundmi ajo ka kritikuar mënyrën se si gjigantët e mediave sociale janë duke nxitur fëmijët që të shpenzojnë kohë në internet.

Ajo ka thënë që prindërit duhet të jenë me proaktiv në ndalimin e fillimit të pushimeve të fëmijëve pranë kompjuterit, telefona të mençur apo tableteve.

Longfield ka nisur një kampanjë për të ndihmuar prindërit me këtë çështje.

Ajo ka krahasuar qëndrimin e tepërt online me të ushqyerit e dobët.

“Asnjë prind nuk dëshiron që fëmijët e tyre të mos ushqehen shëndetshëm. Për arsyet e njëjta ata nuk do të duhej të lenin fëmijët e tyre të shpenzojnë kohë online” ka thënë Longfield.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mos-i-leni-femijet-te-shpenzojne-kohe-neper-rrjetet-sociale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala