Morena Taraku merr vendimin drastik, pas të bëmave të fundit

Autori:Gazeta Fjala

morena-3-491x360

Morena Taraku ka vendosur ‘të zhduket’.

Morena Taraku ditë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Missed Call”.

Derisa po shijon suksesin e kësaj kënge, artisja ka marrë vendim të shkëputet për një kohë nga rrjetet sociale.

Ajo thotë se aryseja se përse mori këtë vendim është se dëshiron të fokusohet në qetësi shpirtërore dhe familje.

“Desha te ju falemnderoj per cdo pike dashurije qe ma keni fal.. per cdo koment e cdo perkrahje.. Une qe nga sot do jem pak e shkeputur nga rrjetet sociale dhe dua te fokusohem ne qetsin time shpirterore dhe me brendesine time.. ne si artist nganjehere harrojme te falim dashuri e kujdes nga vetja…”, ka shkruar ajo.

74327847_2799246916772804_2996016778775101440_n

Ky vendim i Morenës vjen pak ditë pas skandalit të saj me Prokurorinë dhe Doganën, kur ka tentuar të sjellë në Kosovë një veturë duke e deklaruar si e re, për t’i ikur një tatimi që duhej të paguante për veturën, e cila në fakt ksihte pak më shumë se dy muaj që ishte regjistruar në Gjermani.

E këtë rast, i cili nga Dogana është dërguar në Prokurori, janë munduar që ta fshehin shumë njerëz sidomos nga Prokuroria, e cila ka marrë vendimin që vetura të pranohet si e re.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/morena-taraku-merr-vendimin-drastik-pas-te-bemave-te-fundit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala