Morata: Vështirë që Neymar të kalojë te Reali

Autori:Gazeta Fjala

neymar

Alvaro Morata ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që Neymar t’i bashkohet Real Madridit.

Braziliani që sivjet kaloi nga Barcelona te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, po përflitet kohëve të fundit se mund të kalojë te rivalët e përhershëm të katalunasve.

“Mendoj që është e vështirë shkaku i së kaluarës”, tha spanjolli për El Larguero.

“Por ne tashmë e kemi parë që në Madrid nuk ka asgjë të pamundur”, tha mes tjerash Morata.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/morata-veshtire-qe-neymar-te-kaloje-te-reali/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala