Morata këshillohet nga legjenda e Chelsea

Autori:Gazeta Fjala

morata

Sulmuesi spanjoll e ka nisur mirë karrierën në Angli, ndërsa ka marrë këshilla për të përmirësuar ende lojën e tij nga legjenda e Bluve.

Gianfranco Zola ka thënë se Alvaro Morata duhet të jetë më konsistent në lojën e tij për të pasur sa më shumë sukses tek Chelsea.

Sulmuesi spanjoll u transferua nga Real Madrid gjatë verës për të mbushur hapësirën në sulm të lënë nga Diego Costa.

Në pesë ndeshje Morata ka shënuar pesë gola, por Zola beson se sulmuesi ka edhe shumë punë për të bërë në mënyrë që të bëhet i atillë që skuadra të mund të mbështetet në të.

“E di që është i talentuar, por ai kurrë nk ka qenë konsistent. Tek Juventus ka qenë i tillë, si edhe tek Real Madrid”.

“Askush nuk ka dyshim në aftësitë e tij, por është ende i ri dhe i duhet të përmirësohet ende”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/morata-keshillohet-nga-legjenda-e-chelsea/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala