Monaco me mision hakmarrjen ndaj Juventusit

Autori:Gazeta Fjala

bakayoko-monaco

Monaco do ta ketë për mision hakmarrjen në ndeshjen kundër Juventusit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lideri i ligës franceze do të përballet me kampionin italian në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Zëvendëspresidenti i Monacos Vadim Vasilyev, ka thënë se ekipi i tij synon hakmarrjen ndaj Juventusit.

Monaco për herë të fundit me Juventusin është takuar në çerekfinale të sezonit 2014-15. Atëherë kishte fituar Juventusi me rezultat 1 me 0, transmeton Koha.net.

Vasilyev e di se Juventusi është më i fortë se para dy vjetësh, por ka paralajmëruar se Monaco tani ka një ekip ndryshe.

“Do të jetë çështje e hakmarrjes, është shumë e qartë”, ka thënë ai për mediat. “Jemi më të mirë sesa para dy vjetësh, mos dyshoni për këtë”.

“Në këtë nivel të garës e dinim se do të përballeshim me ekip të madh. Të gjitha ekipet janë në nivel të lartë. Kemi luajtur kundër Juventusit para dy vjetësh dhe prej atëherë ata janë forcuar”, ka shtuar ai.

“Jemi të kënaqur që jemi në këtë fazë. Do të bëjmë gjithçka që të kualifikohemi. Juventusi mbrohet, por ne e dimë se shënojmë gola”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/monaco-me-mision-hakmarrjen-ndaj-juventusit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala