Moderatorja shqiptare në pritje të ëmbël, i shtohet bukuria

Autori:Gazeta Fjala

JONIDA

Moderatorja e njohur Floriana Garo është për herë të dytë shtatzënë dhe së shpejti do të bëhet nënë e një djali.

Pasi solli në jetë Adian rreth 1 vit e gjysmë më parë, Floriana e dha lajmin e bukur tek “Rudina” se është sërish shtatzënë. Dëshira e prindërve, sidomos e Enesit, bashkëshortit të saj, ishte që fëmija i dytë të ishte djalë.

s-5

Ëndrra e tij u realizua sepse shumë shpejt familja e tyre do të mirëpresë edhe një anëtar të ri. Floriana gjatë këtyre muajve të shtatzënisë, nuk ka preferuar të na tregojë foto si duket gjatë pritjes së ëmbël.

Mirëpo, sot e veshur me një fustan jeshil me lule, Floriana në muajt e fundit të shtatzënisë, na tregon edhe barkun e rrumbullakosur. Floriana është gjithmonë e bukur, por nuri i shtatzënisë ia ka shtuar akoma edhe më shumë hijeshinë.

fl

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/moderatorja-shqiptare-ne-pritje-te-embel-i-shtohet-bukuria/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala