Modelja shqiptare: Jam kthyer nga Nju Jorku me shpresën se në Kosovë do bëhet mirë

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_2-3

Diellza Kolgeci ka folur për situatën aktuale në vend.

Diellza Kolgeci vite më parë ka jetuar në Nju Jork, e përmes një postimi në Facebook, ajo ka treguar se përse ishte kthyer në Kosovë,

Ish-missi shqiptar thotë se ajo është kthyer me shpresën se në Kosovë do të bëhet më mirë.

Tani që është bërë nënë, ajo thotë se kishte mundësi që vajzën ta lindte në Nju Jork por dashuria për vendin e bëri të kthehet këtu, madje shpreson që vendi të ndryshojë për të mirë.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I DIELLZËS, PA NDËRHYRJE:

“jam kthy nga N.Y me shpresen qe ne Kosoven tone do te behet mire, cdo vit kam besuar dhe shpresuar. Sa e sa here ne shoqeri eshte fol me negativizem per jeten ne Kosove e une cdo here kam qene ajo qe kam shpresuar qe do te behet mire dhe se ne duhet te kontribojme, te punojme e te jetojme ne Kosoven tone.
Tani prej se jam bere nene, prioriteti im eshte Helena ime andaj me shume se kurre po shpresoj qe kete here vertet Kosova do te ndryshoje per te mire, dua qe Helena kur te rritet shoqe e shoket e saj te jane femije qe do te krenohen qe i kane prinderit arsimtar, mesues, profesor, mjek, puntor e njerez te ndershem, nuk dua qe Helenes time ti krenohen ne shkolle femijet e krimineleve….Si kurre me pare une shpresoj qe kete here do te ndryshoje per te mire situata ne Kosove dhe qe populli nuk do te ik me nga ky vend.
Kam pas mundesi qe Helenen ta lind ne N.Y dhe te jetoj atje por kjo shpresa ime e forte dhe dashuria e madhe qe kam per Kosoven me ka be qe te besoj qe une dhe gjithe te tjeret duhet te jetojm ne Kosove. Kete here si KURRE me pare dua qe ky ndryshim te mos na deshperoje”.

auto_wqeeqwe1570258946

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/modelja-shqiptare-jam-kthyer-nga-nju-jorku-me-shpresen-se-ne-kosove-do-behet-mire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala