Mjerimi në hekurudhat e Kosovës (Video)

Autori:Gazeta Fjala

mjerimi-780x439

Hekurudhat e Kosovës vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme infrastrukturore. Binarët e hekurudhave gati janë bërë të pakalueshme, për shkak se treni lëvizë rrallë e në disa nuk lëviz fare.

Kosovapress sjell pamje nga hekurudha e cila kalon nëpër fshatin Druar të Komunës së Vushtrrisë, që është në një gjendje jo të mirë.

Aty tash e sa kohë nuk funksionon treni, semafori, ndërsa për ndalesa elektrike që ndalojnë lëvizjen e veturave, as që bëhet fjalë.

Në njërën anë është edhe objekti që shfrytëzohej si stacion për udhëtarët, por që sot është gati i rrënuar, edhe pse në anën tjetër ndodhet një vend i destinuar për stacion, i cili po ashtu nuk është në funksion./Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mjerimi-ne-hekurudhat-e-kosoves-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala