Mjekët në protestë

Autori:Gazeta Fjala

mjeket
Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të protestojnë sot për të kërkuar zbatimin e kontratës kolektive, rritjen e pagave prej 25 për qind sipas vendimit të Qeverisë, si dhe lirimin e hapësirave të QKUK-së nga institucionet shëndetësore private. Kryetari i Organizatës Sindikale të Shëndetësisë, Xhemajl Selmani, ka thënë në një konferencë për media se janë të detyruar të protestojnë pasi që nuk u ka mbetur rrugë tjetër për zbatimin e kërkesave të tyre. “Autonomia territoriale e QKUK-së, gjegjësisht kthimi i objekteve ose sistemit shëndetësor publik në raport me sistemin shëndetësor privat, çështje tjetër me rëndësi është implementimi i kontratës kolektive për të cilën e kem alarmuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë por edhe gjithë shoqërinë dhe si çështje tjetër me rëndësi është ngritja e pagave prej 25 për qind nga premtimi elektoral i kaluar i cili premtim është premtim publik gjegjësisht kontratë publike me popullin sepse kanë premtuar para publikut fytyra publike që sot e kanë pushtetin dhe ky premtim publik i obligon sepse është kontrast publike me votuesin”, ka theksuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mjeket-ne-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala