Mishrat rrisin rrezikun nga sëmundja e diabetit

Autori:Gazeta Fjala

43F70BD200000578-4857382-image-m-33_1504693223558

Ngrënja e mishrave rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 deri në 23 përqind, zbulon hulumtimi i ri.

Njerëzit të cilët konsumojnë sasi më të larta të mishit të kuq ngrisin shanset e tyre për të zhvilluar sëmundjen me 23 përqind mbi ata që hanë sasinë më të ulët, zbuloi një studim.

Ndërsa ngrënja e shpeshtë e mishit të shpezëve rrit rrezikun e sëmundjes me 15 për qind, shton hulumtimi.

E njëjta gjë nuk është e vërtetë për peshkun apo ushqimet e detit, tregoi studimi.

Mishi i kuq dhe shpendët mendohet të rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2, pasi ato përmbajnë heme të përbërë nga hekuri, si dhe kimikate të tjera, të cilat mund të rrisin ndjeshmërinë e një personi ndaj gjendjes së rezistencës ndaj insulinës, shkruan Daily Mail.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/mishrat-rrisin-rrezikun-nga-semundja-e-diabetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala