Ministrja e Drejtësisë nuk iu besonte institucioneve në rastin Dehari

Autori:Gazeta Fjala

dhurata

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha me gjasë as vetë nuk kishte besim në rezultatet e hetimeve për rastin e Astrit Deharit. Kjo shihet në detajet e komunikimit me Ambasadën Britanike në Kosovë, që transmeton Gazeta Fjala.

Katër ditë para se të publikohen rezultatet e hetimeve nga prokuroria Themelore në Prizren për Astrit Deharin, ministrja Hoxha i kishe shkruar letër ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell nga i cili ka kërkuar përfshirje në hetimet shtesë për rastin Dehari në mënyrë që të mos lihet asnjë hapësirë për dyshime potenciale.

Me anë të letrës, ministrja Hoxha, ka kërkuar që hetuesit britanike të kryejnë një hetim të pavarur në lidhje me këtë rast, shkruan Gazeta Fjala.

Letra në adresë të ambasadorit britanik nga ana e Ministrisë së Drejtësisë u protokollua më 14 nëntor, në kohën kur në vend pritej të publikoheshin rezultatet e autopsisë së Astrit Deharit dhe hetuesisë kosovare.

Ndërkohë që prokurori i shtetit rezultatet e autopsisë dhe rezultatet e hetimeve i publikoi më 18 nëntor duke nxjerrë si përfundim se të gjitha provat dhe ekzamin8imet e kryera gjatë procesit hetimor kanë dëshmuar se ky rast ishte vetëvrasje.

“…..edhe pse të gjeturat e hetimit të tanishëm pritet të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim, çfarëdo hetimi që do të kryhej nga Skotland Jard, nuk duhet të pengohet apo kufizohet nga këto të gjetura”, thuhej në letrën që Hoxha ia ka dërguar ambasadorit britanik në Kosovë./Gazeta Fjala/

kerkesa

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministrja-e-drejtesise-nuk-ju-besonte-institucioneve-ne-rastin-dehari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala