Ministria “mbyllë sytë” për parregullsitë, e quan të suksesshëm testin e Maturës

Autori:Gazeta Fjala

arsim bajrami

Pavarësisht nga parregullsitë e evidentuara nga monitoruesit, Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM) e ka vlerësuar të suksesshme mbarëvajtjen e procesit të Provimit të Maturës Shtetërore 2015, në afatin e gushtit

Në konferencën e mbajtur për media, kryetari i KQShM-së, Azem Guri ka theksuar se, i tërë procesi ka shkuar sipas rregullave të përcaktuara nga KQShM dhe se nuk është raportuar ndonjë parregullsi nga Qendrat e Testimit.

“KQShM nga raportimet e marra në terren vlerëson se, procesi i provimit të maturës ka shkuar mirë dhe nga raportimet në terren konkludojmë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve”, theksoi Guri.

Guri falënderoi në mënyrë të veçantë maturantët, për përfillje të rregullave të përcaktuara nga KQShM, si dhe të gjithë administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit që janë përkujdesur për mbarëvajtjen dhe monitorimin e këtij procesi, përfshirë kryetarët e komunave, drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, Policinë e Kosovës dhe organizatën BIRN.

Kryetari i KQShM-së, po ashtu vlerësoi punën e mediave, të cilat kanë përcjellë te publiku gjatë gjithë kohës organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të Maturës Shtetërore.

Testit të Maturës në afatin e gushtit i janë nënshtruar 15,650 nxënës, ndërkaq për administrim të suksessëhm të provimit janë angazhuar 203 komisionerë nga MASHT, 162 komisionerë nga DKA, 1140 administrues, 224 mbykqyrës dhe KQSHM.

Pjesa e dytë e provimit do të mbahet më 5 shtator, ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 15 shtator 2015.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministria-mbylle-syte-per-parregullsite-e-quan-te-suksesshem-testin-e-matures/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala