Ministria e Stavilecit pastron veturat zyrtare

Autori:Gazeta Fjala

656X37366281blerandi_3

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka filluar të kujdeset për veturat e saj zyrtare. Vetëm që të bëj pastrimin e tyre, kjo ministri ka planifikuar të shpenzoj nga buxheti 3 mijë e 300 euro.

Furnizimi me tepihë për vetura, e aromatizues, do të jenë pjesë të kontratës, sipas përshkrimit të dhënë në të, shkruan Gazeta Fjala.

“Pastrimi i automjeteve jashtë 24 larje ne vite.Pastrimi i automjeteve brenda  24 larje ne vite.Pastrimi i automjeteve brenda dhe jasht, larje 2160 here ne vite.Pastrimi i motorit te automjeteve 50 larje ne vite.Pastrimi gjeneral i automjeteve 360 larje ne vite.Furnizimi me uje (Shampon)te xhamave për automjete 360 litra ne vite.Furnizim me aroma për automjete për vetura 60 cope ne vite.Furnizim me shtroja(tepiha) per automjete 180 cope ne vite”, thuhet në përshkrim. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministria-e-stavilecit-pastron-veturat-zyrtare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala