Ministria e Shëndetësisë: Uji në Kosovë nuk është kancerogjen

Autori:Gazeta Fjala

uji

Gazeta italiane ‘Il fatto quotidiano’ gjatë ditës së djeshme ka botuar një tekst në të cilin ajo shkruan se uji që e pimë është kacerogjen. Kjo e përditshme shkruan se kontingjenti italian me mision në Kosovë të paktën deri më 2016 ka pirë ujë kancerogjen.

Mjeku ushtarak, Ennio Lettieri, thotë se “Uji i analizuar më 2015 përmbante bromat, kancerogjen i klasës 2B, në sasi prej 65/97 mikrogramë-litër.

Ndërkohë pavarësisht kësaj Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP), thotë se cilësia e ujit në Kosovë është brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije.

Zyrtarë nga IKShP, deklarojnë se ky Institut pas shkrimit të publikuar ku hidhen dyshime për cilësinë e ujit në Kosovë thotë se ka bërë analiza. “Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije, të bëra sot më 6 korrik 2017, të dhënat laboratorike për parametrat kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, sipas Udhëzimit Administrativ 16/2012”, thuhet në njoftimin që IKShP u ka dërguar mediave.

E ndërkaq nga kontingjenti i KFOR’it italian në Kosovë  deklarojnë se kanë hequr nga përdorimi ujin natyror ‘DEA’.

“Mes pasojave të bromatit është edhe dëmtimi i veshkave. Ndoshta është koincidencë, por gjatë qëndrimit tim atje kishim rastin e një mareshali të karabinierëve me dëmtim veshkor akut”, ka thënë mjeku ushtarak, Ennio Lettieri për të përditshmen italiane.

Ky është njoftimi i plotë i IKShP’së.

Në bazë të parametrave të analizuar, uji nga ujësjellësi është i pijshëm, brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP) i siguron qytetarët e Kosovës se ky Institut ka kontrolle të përhershme të cilësisë së ujit për pije si nga sistemet qendrore të furnizimit, ashtu dhe uji i ambalazhuar dhe nuk ka vend për shqetësim.

Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet e Institutit Kombëtar.

IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale, duke kërkuar nga organet relevante të avancojë dhe zgjerojë me prioritet spektrin e analizave laboratorike të ujit, ajrit dhe ushqimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministria-e-shendetesise-uji-ne-kosove-nuk-eshte-kancerogjen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala