Ministria e Mjedisit padit Komunën e Prishtinës (DOKUMENT)

Autori:Gazeta Fjala

komuna e prishtines

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ngritur padi ndaj Komunës së Prishtinës për rastin e ndërtimit të banesave në  rrugën B të lagjes “Mati 1” të Prishtinës.

Bëhet fjalë për lejet ndërtimore dhëna kompanisë “Dervisholli” nga komuna e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

MMPH që nga viti 2013 ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që t’i  anulojë lejet e dhëna me plan rregullues të revidiuar në vitin 2011 në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Kompania Dervisholli kishte nisur së ndërtuari objekte të shumta banesore përgjatë rrugës “B”, e cila më planin rregullues 2010 ishte planifikuar të jetë zonë e gjelbëruar, por që me atë të një viti më vonë, me vendim te Kuvendit Komunal u bë zonë ndërtimi.

Ministria e Mjedisit kishte ardhur në përfundim se “Dervisholli” po ndërton sipas një plani të jashtëligjshëm, me çfarë nuk po pajtohet komuna.

Kjo e fundit po refuzon t’ia anulojë lejen ndërtimore firmës në fjalë, me arsyetimin se minstria e Pushtetit Lokal në vitin 2011 nuk e ka cilësuar si të jashtligjshëm.

Image

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministria-e-mjedisit-padit-komunen-e-prishtines-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala