Ministria e Financave shpjegon procedurat deri te plotësimi i kërkesave të SBASHK’ut

Autori:Gazeta Fjala

greva_1520797569-8700597

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Ministria e Financave është e obliguar të respektojë procedurat ligjore, para se të shkojë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për Punëtorët e Arsimit të viteve të 90‘ta të shekullit të kaluar.

Viagra Jelly buy

Sipas tij, këtë çështje Ministria e Financave e ka trajtuar në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lartë.

Kjo, ka thënë Rafuna, është bërë me qëllim e vetëm që t’i jepet mbështetje realizimit të të gjitha të drejtave që dalin nga ky projektligj për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Kosovës për vitet e 90-ta.

Ai ka ftuar të gjithë mësimdhënësit të mos hyjnë në grevën e paralajmëruar për të hënën.

“Ne do të punojmë të realizojmë kërkesat e sindikalistëve. Zgjidhje do të ketë, por do të duhet kohë”, ka thënë Rafuna në një intervistë për RTK.

Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka kundërshtuar grevën gjithëditore, të planifikuar për 12 mars, në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë, duke thënë se e konsideron atë të paarsyeshme.
Brand Cialis cheap

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministria-e-financave-shpjegon-procedurat-deri-te-plotesimi-i-kerkesave-te-sbashkut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala