Ministria e Bujqësisë ndanë tre milionë euro për investime në pemë dhe perime

Autori:Gazeta Fjala

screen-09.42.42[26.02.2019]

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ndarë tre milionë euro për investime në përpunimin dhe tregtimin e pemëve dhe perimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes facebooku-t zëvendësministri MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi.

“Investimet në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore/përpunimi i pemëve dhe perimeve, projektet e bashkëfinancura nga bizneset/fermerët dhe MBPZHR që janë në realizim e sipër e kapin vlerën në mbi 6 milion euro, MBPZHR për këtë sektor ka financuar mbi 3 milion euro”, ka njoftuar Krasniqi.

Në profilin e tij, ai ka publikuar edhe listën e 16 projekteve përfituese të granteve.

Krasniqi ka thënë se kjo është mbështetje konkrete për prodhimet vendore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministria-e-bujqesise-ndane-tre-milione-euro-per-investime-ne-peme-dhe-perime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala