Ministria e Bujqësisë dhe Komuna e Prishtinës rrisin bashkëpunimin për mbështetjen e fermerëve

Autori:Gazeta Fjala

Foto-lajmi-bujqesi-549x360

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur në një takim drejtorin e Bujqësisë së Komunës së Prishtinës, Shkumbin Gashi, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, përfshirë këtu edhe programet mbështetëse për këtë vit dhe sigurimet në bujqësi.
Ai gjatë këtij takimi e ka njoftuar drejtorin në hollësi për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019 dhe për skemat e mbështetjes, përmes të cilave zëvendësministri theksoi se kanë zgjeruar mbështetjen për shumë sektor të bujqësisë.

Zëvendësministri Krasniqi më tej tha se në programet e këtij viti do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Prishtinës dhe me këtë rast ai ka rikonfirmuar gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, drejtori, Shkumbin Gashi e njoftoi zëvendësministrin për zhvillimet në sektorin e bujqësisë në këtë komunë dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministria-e-bujqesise-dhe-komuna-e-prishtines-rrisin-bashkepunimin-per-mbeshtetjen-e-fermereve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala