Ministria e Besim Beqajt financoi edhe një rrobaqepëse

Autori:Gazeta Fjala

66353902_376111229710287_7324411203944448000_n-800x460

Besim Beqajt nuk ia panë hajrin vetëm frizerkat e Fushë Kosovës. Në këtë qytet, Ministria e Inovacionit e drejtuar nga ai, deri para pak ditësh, ka vlerësuar si inovative dhe ka përkrahur edhe një rrobaqepëse.

Gazeta inFokus ka gjetur se Ariana Bogojevci me motrën e saj kanë përfituar 9 mijë euro për atelienë “Tria”, në projektin për prezantimin e kulturës së veshjes tradicionale.

“E reja qe kemi ofruar në për të fituar grantin është kanë me prezantuar kulturën e veshjes tradicionale tonë me punë me shkolla me uniforma të shkollave dhe me uniforma të veshjeve të brendshme”, ka thënë Bugojevci për gazetën inFokus.

Pronarja e këtij biznesi shpjegon se 10 për qind të shumës së projektit është dashur ta mbulojnë vetë, pasi kështu kishin paraparë.

Edhe pse sipas Arianës ky biznes është i regjistruar në emër të saj dhe të motrës së saj Zana Bogojevcit, Gazeta inFokus nuk ka arritur të gjejë asnjë biznes të regjistruar me këtë emër në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

Megjithatë, ngjashëm sikur salloni i Ondulimit “Hira”, në Fushë Kosovë, edhe “Tria” mbanë në dritare logon e Ministrisë Inovacionit si përkrahëse për zhvillimin e biznesit, shkruan Gazeta inFokus.

Ministria e Inovacionit ka më shumë se dy javë që nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës lidhur me ndarjen e mjeteve për përkrahjen e bizneseve nga fondi për inovacion.

Ditë më parë Gazeta inFokus pati raportuar se financimi i një salloni për rregullimin e flokëve e fytyrës do të mbahet mend si një ndër inovacionet e Besim Beqajt sa ishte ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë e Kosovës.

Sipas raportit të auditorit, me subvencionet janë bërë shkeljet më të mëdha në këtë ministri.

Nga mbi 4 milionë euro sa kishte në dispozicion ministria e re, e cila në vitin 2017 u krijua me idenë që Kosova të jetë në hap me kohën me zhvillimet e inovacionit nëpër botë dhe ta përdorë atë për krijimin e vendeve të reja të punës, një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave, auditori i përgjithshëm ka gjetur se kanë shkuar për biznese aspak inovative.

Skeptik për qëllimin e kësaj Ministrie ishte treguar edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

“Mendova që ministria e Inovacionit u formua për punësime, por gabova” ishte deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ceremoninë e Inaugurimit të “Qendrës së Inovacionit dhe Nërmarrësisë në UP” vitin e kaluar.

Por dyshimet e Haradinajt për themelin e kësaj Ministrie po dalin të jene të vërteta.

Gazeta inFokus më herët ka raportuar se në këtë ministri, janë rehatuar partiakë e familjarë të politikanëve kryesisht të Partisë Demokratike të Kosovës. /Gazeta inFokus/

66444507_436930770235241_4755290801179721728_n

66741761_316073752607698_4628523630257504256_n

67160480_320836595471570_2648502681273892864_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministria-e-besim-beqajt-financoi-edhe-nje-rrobaqepese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala