Ministria e Ambientit do të “inspektoj” grumbullin e zallit afër rrugës

Autori:Zekirja Shabani

zall

Qytetarët që kalojnë nëpër rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, mund të kenë vërejtur një grumbull të madh zalli afër Qendrës së Modës Italiane (QMI).

Zalli i vendosur në këtë vend shërben për punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e autostradës.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pasi që është njoftuar nga Gazeta Fjala ka bërë të ditur se do të angazhoj inspektorët e saj të dalin në vendngjarje.

“Inspektorët tanë do të bëjnë një vizitë për të konstatuar gjendjen dhe varsisht nga të gjeturat do të veprojë sipas dispozitave ligjore”, ka thënë Bashkim Bekolli këshilltar Politik dhe zëdhënës i MMPH-së.

Kur zyrtarët e ministrisë u pyetën nëse lejohet kështu grumbullimi i zallit afër rrugës, Bekolli tha se kjo çështje më tepër i takon sigurisë në punë gjatë aktiviteteve ndërtimore.

Për më tepër kjo ministri njofton se asnjë operatorë që merret me separacione nuk është anashkaluar lidhur me kërkrsat për leje të operimit. /Gazeta Fjala/

zall

zalli

– See more at: http://gazetafjala.com/ministria-e-ambientit-do-te-inspektoj-grumbullin-e-zallit-afer-rruges/#sthash.jugdYj9D.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministria-e-ambientit-do-te-inspektoj-grumbullin-e-zallit-afer-rruges-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala