Ministri Shala urdhëroi ndërprerjen e mbledhjes kur përfaqësuesi serb tha ‘Kosova dhe Metohija’

Autori:Zekirja Shabani

endrit-shala_1544116412-5023603-1

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Endrit Shala, i ftuar në emisionin FRONTAL të T7, ka folur rreth takimit të sotëm të CEFTA-s në Prishtinë, i cili nuk zgjati më shumë se pesëmbëdhjetë minuta.

Shala ka thënë se ka urdhëruar që të ndërpritet takimi menjëherë në momentin që përfaqësuesit e Serbisë dhe Bosnjës nuk i referohen me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës.

Përfaqësuesi serb gjatë fjalimit të tij, ndonëse ishte paralajmëruar ishte referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija’, për çka është ndërprerë mbledhja e CEFTA-s.

Ndryshe Shala i ftuar në emisionin FRONTAL ka thënë se sa të jetë ministër, nuk do të hiqet taksa prej 100 për qind.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministri-shala-urdheroi-nderprerjen-e-mbledhjes-kur-perfaqesuesi-serb-tha-kosova-dhe-metohija/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala