Ministri serb: Barnat janë gati, të na ndihmoj dikush t’i dërgojmë në Veri

Autori:Zekirja Shabani

barnat

Serbia çdo ditë po gjen arsyje për të kritikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë serbe.

Kësaj radhe, Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zlatibor Loncar, ka thënë se po me këtë vendim po i shkelin të drejtat themelore të njeriut për jetuar, kuruar e ushqyer.

Ai ka bërë me dije se në Qendrën e Shëndetit në Komunën Veriore të Mitrovicës janë duke u trajtuar 350 pacientë, e të cilët nuk do të mund të mbijetojnë pa medikamente, oksigjen dhe ushqim, shkruan ‘politik’.

Loncar ka thënë se shteti i Serbisë ka blerë gjithçka që iu duhet për trajtim pacientëve në veri, vetëm se duhet dikush t’i ndihmojë për t’ua dërguar ato.

“Shteti i Serbisë tani ka blerë gjithçka që është e nevojshme për trajtimin e pacientëve në Kosovë. Ne vetëm kemi nevojë që dikush të na ndihmoj t’ua dërgojmë ato”, ka thënë ministri serb.

Ai është shprehur i shqetësuar edhe me mos interesimin e organizatave të shëndetësisë për gjendjen e serbëve në Kosovë./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministri-serb-barnat-jane-gati-te-na-ndihmoj-dikush-ti-dergojme-ne-veri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala