Ministri i ri blen telefon 790 euro

Autori:Gazeta Fjala

Samsung-Galaxy-S8-hands-on

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ende pa u rehatuar mirë në detyrën e re ka blerë një telefon të ri.

Gazeta Fjala ka mësuar se ai ka porositur telefon “Samsung s8”, modeli i fundit i kësaj marke, në Mobi shop “Mani – Nokia” në Prishtinë.

Se porosia është për ministrin e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, zyrtarja e prokurimit Makfire Rrustolli, e cila edhe ka kryer procedurat e prokurimit në këtë rast, ndërkaq në kompaninë ku është bërë blerja kanë konfirmuar modelin e telefonit. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministri-i-ri-blen-telefon-790-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala