Ministri i Haradinajt bëhet fotograf në Bullgari

Autori:Gazeta Fjala

llukaa

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shkuar në Bullgari në një Samit të Bankës Botërore, ku po marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.

Lluka, i cili vjen nga Aleanca Kosova e Re, është zënë në një moment interesant në këtë takim, ku po ashtu janë pjesëmarrës edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, transmeton gazetametro.net.

Ognian Zlatev, Shef i Misionit të Bullgarisë në BE, ka postuar në profilin e tij në Twitter katër fotografi nga ky event, në njërën prej të cilave shihet Ministri Lluka, parapa shpinës së liderëve kosovarë, duke fotografuar pjesëmarrësit, ose duke bërë selfie.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministri-i-haradinajt-behet-fotograf-ne-bullgari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala