Ministri i Drejtësisë nisë hapat konkretë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Autori:Gazeta Fjala

abelard  tah

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ndëmarrë hapat e parë për të përafruar ndryshimin e Kodit Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë si akte ligjore të domsodoshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka sqaruar se për këta hapa i ka njoftuar në takime të ndara sot edhe shefen e BE-së dhe atë të EULEX-it në Kosovë.

“Sot në takime të ndara pata rastin të pres Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova dhe Shefen e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, znj. Alexandra Papadopoulou, me të cilat ndamë pikëpamjet tona për vazhdimin e progresit në fushën e drejtësisë, sundimit të rendit dhe ligjit si dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. I falënderova për ndihmën dhe kontributin që këto dy misione kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Njëherit, i njoftova edhe për hapat e parë që kam ndërmarrë duke përafruar tre nisma ligjore të nevojshme, përkatësisht ndryshimin e Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë, në mënyrë që agjenda legjislative të avancojë bashkë me përkushtimin tonë për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Tahiri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministri-i-drejtesise-nise-hapat-konkrete-kunder-krimit-te-organizuar-dhe-korrupsionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala