Ministri Hasani: Po e shqyrtojmë qëndrimin ose jo në CEFTA

Autori:Gazeta Fjala

Bajram Hasani

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka paralajmëruar largim të Kosovës nga CEFTA nëse institucionet e vendit nuk përfaqësohen atje si të pavarura.

Këto komente ministri Hasani i ka bërë në mbledhjen e fundit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, derisa ka raportuar para deputetëve për vizionin e tij si ministër, shkruan Gazeta Fjala.

“Sa i përket CEFTA-së, Kosova duhet të paraqitet si shtet në CEFTA, jo në emër të UNMIK-ut, dhe do të shqyrtojnë pozicionin e CEFTA-s, lidhur ketë çështje me 23 të këtij muaj do të marrin pjesë në një takim zyrtar në Serbi dhe do të bëjnë presion për pozicionin e Kosovës në CEFTA”, ka thënë Hasani. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ministri-hasani-po-e-shqyrtojme-qendrimin-ose-jo-ne-cefta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala